Kronikë

Vjedhja e banesës në kryeqytet/ Pastrueses i gjenden sërish 400 mijë euro dhe aksesorë floriri, fshehur në tubin e aspirimit

11:53 - 08.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Të tjera detaje kanë dalë në dritë nga vjedhja e banesës në kryeqytet, ku sanitarja 49-vjeçare Rozeta Dobi dhe djali i saj 23-vjeçari Havier Dobi kishin marrë 120 milionë dhe sende të tjera me vlerë.




Vetëm një ditë nga zbulimi i rastit, autoritet njoftojnë se në banesën e autorëve janë gjetur të tjera shuma monetare të cilat ishin fshehur në tubin e aspirimit.

Mësohet se përpos vlerës prej 404 mijë euro 8 mijë e 500 dollarë, autorët kishin fshehur dhe aksesorë floriri.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/ Vijon operacioni policor i koduar “Inside”.

Gjenden dhe sekuestrohen edhe 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, në banesën e dy autorëve të arrestuar gjatë operacionit ditën e djeshme.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 2, në vijim të operacionit policor të koduar “Inside”, gjatë të cilit u arrestuan shtetasit R. D. dhe H. D., nisur nga dyshimet e krijuara, mbi shumën e vjedhur në banesën në Rrugën e Kosovarëve, bazuar në inteligjencën informative dhe veprimet hetimore të thelluara kanë ushtruar rikontroll në banesën e shtetasve R. D. dhe H. D. (nënë e bir).

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën të fshehura në tubin e aspirimit, 404 800 euro, 8500 dollarë dhe aksesorë floriri, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.