POLITIKË

Berisha non-grata nga SHBA për korrupsion, a e dëmton fushatën e tij? Ja si përgjigjet Belind Këlliçi

21:30 - 09.01.23 G.SH.
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kandidati i PD për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi hezitoi dje ta quante minus për të, faktin që kryetari i partisë, Sali Berisha është shpallur non-grata për korrupsion madhor nga SHBA.
Këlliçi tentoi të shmangej duke refuzuar të mbajë një qëndrim të qartë.
“Nuk gjej asnjë pikë se si lidhet kjo çështje me qytetin e Tiranës. Më thoni ju se si lidhet ky vendim i SHBA me çështjet që po diskutojmë”, tha ai në emisionin “Çim Peka live” në Syri Tv.




I pyetur nëse Berisha duhet të largohet nga drejtimi i PD dhe nga politika nëse humb zgjedhjet, Këlliçi tha se “kjo është sanksionuar në statutin e PD dhe nuk është dëshirë e Belind Këlliçit. Kryetari i nënshtrohet votëbesimit”.
Ai pranoi se nuk ka ende një ekip dhe një program ekonomik.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.