Kronikë

Burri i Rozetës zbulon se çfarë i kërkon e bija pas burgimit të pastrueses. Spartak Dobi apel të pazakontë drejtësisë: Ju lutem më…

12:03 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Bashkëshorti i pastrueses, Spartak Dobi ka reaguar pas arrestimit të Rozetës dhe djalit Havier të cilët vodhën shuma të mëdha parash në banesën e zyrtares së Kryeministrisë.




Dobi për ‘News24’ tha se gruaja e tij punonte prej kohësh në banesa të zyrtarëve të lartë por nuk ka pasur dijeni për vjedhjen që ka kryer Rozeta, ku shtoi se djali i tij nuk ka asnjë lidhje me ngjarjen.

“Po, ka punuar në banesa të zyrtarëve të lartë. E merrnin se ishte pastruese e mirë. Unë se di si e ka pas, ajo s’ka vjedh naj herë. Më vjen keq për djalin, e kam flori. Jam penduar që nuk e kam pyetur më parë se ku i ka gjetur paratë. Nuk kishte asnjë problem tjetër. Gjendja e djalit është shumë e rënduar, edhe avokatët më thanë. Gjithmonë i dobëti e ha, ai që ka parë del”, deklaroi ai.

Sakaq theksoi se vajza e tij pas burgimit të Rozetës, i ka kërkuar Spartakut që mos të divorcohet nga gruaja e tij por apeli i këtij të fundit është vetëm që drejtësia ta nxjerrë djalin e tij me kusht.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.