BLUETOOTH

Del videoja që tregon se Pique dhe Clara Chía kanë qenë bashkë para divorcit me Shakirën

15:17 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fansat e Shakirës kanë zbuluar një video gjatë momentit kur e dashura e Pique shfaqet në shtëpinë e tyre para se të ndahej nga këngëtarja.




Në video shihet momenti kur e dashura e tij, Clara Chia Marti e cila e veshur me një palë pantallona të shkurtra lëviz rehat në shtëpinë e tyre.

Fansat besojnë se Gerard Pique dhe Clara Chía ishin bashkë para divorcit me Shakirën dhe se kishin një lidhje para se të bëhej zyrtare. Dashuria për Klarën ka lindur më herët nga sa na kanë bërë të besojmë, siç e shohim në një video në të cilën ata intervistojnë Piqué. Në momentin që futbollisti intervistohet, Chía-n e shohim në shtëpinë e tij, duke treguar dashurinë që kishin për njëri-tjetrin në ato ditë.

Dashuria mes Gerard Pique -s dhe Shakirës nisi gjatë Kupës së Botës, kur ata u takuan. Ata kishin 10 vite diferencë, por nuk ishte pengesë për ta që të krijonin një familje që dukej pothuajse perfekte.

Çifti jetoi për 11 vite së bashku dhe divorci i tyre ka qenë i dhimbshëm. Për Vitin e Ri, këngëtarja shkroi në Instagram: “Edhe nëse plagët tona janë të hapura, koha është kirurgu më i mirë. Edhe nëse dikush na tradhtoi, ne duhet të vazhdojmë t’u besojmë të tjerëve”.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.