Kronikë

Dosja e plotë/ I’u vodhën 520 mijë euro në banesë, ja çfarë deklaroi zyrtarja e Ramës në polici: Nga rafti…

12:42 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Zbardhet dosja e plotë hetimore për vjedhjen e banesës së ish-këshilltares së ish-zëvendëskyeministrit Arben Ahmetaj, Alda Klosi, ku u morën 120 mijë euro pasuri, euro dhe bizhuteri.




Banesa e Klosit në Rrugën e Kosovarëve u grabit më 15 dhjetor, ngjarje për të cilën akuzohet pastruesja e saj, Rozeta Dobi dhe djali i kësaj të fundit, Havier Dobi. Rasti i vjedhjes, që ishte inskenuar si grabitje u konstatua nga vajza e Klosit, shtetasja me inicialet S.K., e cila rreth orës 14:00 ka kontraktuar se dera e banesës së saj ishte e hapur dhe ka telefonuar menjëherë nënën e saj.

“Konkretisht, me datë 15.12.2022, rreth orës 14:10 min, është njoftuar Salla Operative e Policisë Tiranë se në Rrugën e “Kosovarëve”, tek pallati “Orioni” është vjedhur banesa e shtetases Alda Klosi. Menjëherë pas njoftimit të marrë është ngritur grupi hetimor dhe janë kryer veprimet e para hetimore. I është marrë deklarimi të dëmtuares shtetases Alda Klosi, e cila deklaron se, prej rreth dy muajve kishte marrë një banesë me qira tek pallati ‘Orion” në Rruga e “Kosovarëve”, ku jetonte së bashku me vajzën e saj te quajtuar S. Klosi, e datëlindjes 20.09.2006. Me datë 15.12.2022, rreth orës 10:08 ajo ka dalë nga banesa, ka mbyllur derën me çelës dhe ka marrë makinën poshtë pallatit dhe ka shkuar në një takim me dy mikeshat e saj tek oshee. Mbasi ka mbaruar takimin ka shkuar në zyrë tek Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare që ndodhet në afërsi të Gardës së Republikës. Rreth orës 14.00 atë e ka telefonuar vajza e saj dhe i ka komunikuar se dera e banesës ishte e hapur, ajo i ka komunikuar se e kam mbyllur dhe më pas ka shkuar tek banesa ku ka konstatuar se tek dhoma e gjumit të gjitha rrobat e dollapit kanë qenë të hedhura mbi krevat dhe në dysheme. Pas kontrollit të bërë ajo sqaron se i mungonin të gjitha bizhuteritë të shumë viteve të cilat i ka patur tek sirtari i parë i komodinës së vogël, në krah të dollapit. Në lidhje me vjedhjen e banesës së saj e dëmtuara ka patur dyshimet kryesore tek pastruesja e cila quhet Rozeta Dobi.”, thuhet në dosjen hetimore të siguruar nga gazetarja Klodiana Lala.
Ndërkohë në dëshminë e saj, vajza e Alda Klosit, sqaroi se “me datë 15.12.2022, rreth ores 7.30 ka dalë nga banesa dhe kam shkuar ne shkollen “Sami Frasheri” ishte nxënëse në vitin e parë. Ka qendruar në shkollë deri në orën 11.30. Më pas është ulur tek Hotel “City” qe ndodhej tek Rruga “E barrikadave” ku ka pire kafe me shoqerine e klases. Rreth ores 13.50 ka shkuar tek zyra e nënës së saj Alda Klosi tek zona e Gardes ku ka qëndruar vetëm për disa minuta dhe më pas në kembe ka shkuar tek shtepia në Rrugën “E kosovareve”. Ne momentin qe ka qene tek banesa ka konstatuar se dera ishte pak e hapur, është futur ne shtepi dhe ka konstatuar se pjesa e kuzhinës ishte ne rregull dhe me pas është futur në dhomën e gjumit ku ka konstatuar se rafti ishte i hapur dhe te gjitha rrobat ishin te hedhura ne toke. Pas kesaj menjehere ka telefonuar mamanë e saj dhe i ka treguar per kete situatën.”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.