BLUETOOTH

“Gra, lironi thithkat”/ Parita e njohur gjermane i thotë “Po” propozimit për të dalë topless në pishina

16:35 - 09.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në favor të grave topless në pishinat publike është partia gjermane e “Demokratëve të Lirë (FDP), lider i së cilës është Ministri i Financave, Christian Lindner.




Siç raporton gazeta “Bild”, partia pjesëmarrëse në koalicionin qeverisës i thotë “Ja” toplessit dhe në fakt në konferencën e partisë të mbajtur së fundmi në Shtutgart, kërkesa e pjesëmarrësve është formuluar me shkrim, me titull: “Lironi thithkat”.

Deputetët e “Liberal Demokratëve” kërkojnë që të miratohet kërkesa e tyre, që do të thotë se gratë mund të lahen në pishina publike me gjoksin zbuluar.

Siç thuhet në publikimin përkatës, anëtarët e “Demokratëve të Lirë” janë pro heqjes së kodeve të veshjes në pishina, si dhe në ambiente të ngjashme.

Helena Herzig nga Ludwigsburg, anëtare e Komitetit Ekzekutiv Federal të “Demokratëve të Lirë”, si dhe Sekretarja e Përgjithshme e FDP Judith Scandenli, nuk mund ta kuptojnë pse gratë duhet të mbulojnë gjoksin e tyre kur lahen dhe bëjnë banja dielli në pishina publike.

“Secili duhet të notojë si të dojë”, thotë sekretari i përgjithshëm i partisë.

Nga ana e tij, 63-vjeçari Edgar Koslowski, president i shoqatës federale të shpëtimtarëve, thekson: “Në vitet ’80 dhe ’90, pothuajse 30% e grave të reja nuk mbanin bikini. Sot gjërat janë ndryshe. Në pishinën time komunale në Ettenheim pashë vetëm dy gra topless gjatë verës , megjithëse adresa jonë e lejon këtë. Secili pronar i pishinës duhet të vendosë vetë nëse do t’i lejojë gratë të shkojnë topless apo jo”, shton ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.