Kronikë

‘Kemi para për të dalë nga burgu’/ Deklarata në paraburgim ‘fundos’ pastruesen dhe djalin e saj, pas grabitjes së banesës

11:48 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rozeta Dobi është 49-vjeçarja e cila së bashku me djalin e saj, Havier grabitën banesën e zyrtares së kryeministrisë Alda Klosi, duke përfituar më shumë se 700 mijë euro dhe aksesorë floriri.




Të dy autorët janë lënë në burg paraditen e sotme pas vendimit të Gjykatës së Tiranës, pas deklaratës së bërë nga ata në paraburgim.

Mësohet se teksa flisnin me njëri-tjetrin në paraburgim, ata kanë pohuar se kishin para të tjera në banesë duke planifikuar t’i përdorin ato për të dalë nga burgu.

Kjo ka bërë që policia ditën e djeshme, të gjente pranë banesës së tyre rreth 400 mijë euro dhe aksesorë floriri të cilat i kishin fshehur në tubat e aspirimit.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.