BLUETOOTH

‘Për mua je më e rëndësishmja’/ Luizi nuk dorëzohet para Kiara Titos: Më thuaj vetëm një fjalë! Moderatorja i flet hapur për raportin

10:36 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari Luiz Ejlli vazhdon mos të dorëzohet drejt marrëdhënies së tij me moderatoren, Olta Gixhari duke i kërkuar që të gjejnë gjuhën e përbashkët mes tyre dhe të kenë diçka më shumë.




Luizi i është drejtuar moderatores duke i thënë se fjalët e saj vlejnë shumë dhe ajo duhet të ketë besim në atë që ai ndien, duke i shprehur se është shumë e rëndësishme për të.

“Për mua je më e rëndësishmja këtu brenda dhe do jesh edhe jashtë. Mjafton vetëm 1 fjalë e jotja”, tha Luizi.

Nga ana tjetër, mesa duket Kiara ka ende dyshime duke pohuar se nuk është e sigurt pavarësisht se këngëtari këmbënguli që t’i thoshte nëse diçka mund të funksionojë mes tyre.

“Të thashë nuk jam e sigurt”, tha moderatorja duke lënë hapësirë për këmbëngulje nga ana e Luizit.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.