BOTA

Sot 54-vjeç/ Ja arsyeja prekëse që shëndeti i Michael Schumacher mbetet privat pas përplasjes së tmerrshme tek pista eskive

12:59 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dëshira e Michael Schumacher për t’u ‘zhdukur’ në një jetë private larg vëmendjes së mediave pas karrierës së tij në F1 ka çuar në mosrrjedhjen e informacione për shëndetin e tij dhe fshehjen e gjendjes së tij aktuale.




Shtatë herë kampioni i botës në F1, Schumacher nuk është parë në publik që nga aksidenti i tij në pistën e skive, i cili i ndryshoi jetën nëntë vite më parë.

Legjenda e Formula 1, duke bërë ski me djalin e tij në atë kohë 14-vjeçar, në resortin e Meribel në Alpet Franceze humbi kontrollin duke dalë nga pista dhe pësoi dëmtime të rënda në kokë duke përfunduar në koma. Ai u transportua me helikopter në spital dhe iu nënshtura dy neurokirurgjive përpara se të vendosej në koma. Në shtator 2014, Schumacher u kthye në shtëpinë e tij në Zvicër, ku vazhdoi rehabilitimin. Si nga momenti i aksidentit fatal ashtu edhe nga momenti kur Michael Schumacher u zgjua nga koma, gruaja e tij Corina, fëmijët e tij dhe të gjithë njerëzit e afërt nuk japin informacione për shëndetin e tij, raporton The Mirror.

Por përditësimet për Schumacher  i cili mbushi 54 vjeç këtë javë  kanë qenë të pakta, pasi ai ka jetuar një jetë jashtëzakonisht private që nga përplasja e tmerrshme që ndryshoi jetën e tij përgjithmonë. Gruaja e tij Corinna dhe familja kanë zgjedhur të mos zbulojnë informacione rreth shëndetit të tij dhe në vend të kësaj kanë mbetur të heshtur për çdo përparim që ai ka bërë në shërimin e tij.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.