AKTUALITET

‘Të rritet gatishmëria e ekuipazhit’/ Drejtoria Detare del me njoftimin urgjent: Moti  do përkeqësohet, të merren masa për…

14:43 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka dalë më një njoftim urgjent, ku paralajmëron se moti do të përkeqësohet duke filluar nga sot deri më 11 janar.




DPD në ‘Facebook’ njofton se të gjitha subjektet që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë të marrin masa për sigurinë e mjeteve në port.

Ndër të tjera, ka kërkuar që të rritet gatishmëria e ekuipazhit në mjetet lundruese.

Njoftimi i plotë:

Njoftim për përkeqësim të motit !

Në datën 09-11 Janar 2023 moti do të përkeqësohet. Bregdeti ynë do të përfshihet nga era në drejtimin Jug-Jugperëndim në  forcën 6-7bft deri 8bft 15-25m/s dhe lartësi dallge nga 1.80 deri 3.50 metra. Përmirësimi i kushteve hidrometeorologjike është mbas orës 06:00 në datën 11.01.2023

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë, për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.