AKTUALITET

Tërmeti i fortë godet Indonezinë, panik tek banorët

21:09 - 09.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Indonezia është goditur para pak çastesh nga një tërmet me fuqi shkatërruese prej 7.6 shkallë të Rihterit, raporton EMSC.




Epiqendra e tërmetit është regjistruar në detin Timor dhe u ndje në Indonezi, Timor-Leste, Papa Guinenë e Re por edhe në Australi.×

EMSC fillimisht ka raportuar se bëhet fjalë për një tërmet me fuqi shkatërruese prej 7.4 shkallë të Rihterit, por ndërkohë ka siguruar informacionet më të reja.

Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo viktima. Ekipet sizmologjike raportojnë se nuk pritet ndonjë cunami që mund ta ketë shkaktuar tërmeti.

Epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 15 kilometrash.

“Tërmeti më i fuqishëm që e kam ndjerë në Darwin”, tha një qytetar i qytetit australian Darwin.

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.