BOTA

Trazirat e dhunshme në Brazil, mbi 400 arrestime dhe dëme të mëdha pas sulmeve të mbështetësve të Bolsonaros

08:29 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula da Silva u kthye të dielën në mbrëmje në Brasilia për të parë nga afër dëmet e shkaktuara në pallatin presidencial. Ky i fundit ra pre e sulmit të mbështetësve të paraardhësit të tij, ekstremit të djathtë Jair Bolsonaro. Fatmirësisht nga përleshjet nuk është regjistruar asnjë viktimë, ndërsa mbi 400 protestues janë arrestuar.




Ndërkohë në Brasilia policia ushtarake ka ndërhyrë me forcë, gjithashtu edhe helikopterët u vënë në lëvizje për të shpërndarë protestuesit pro Bolsonaros. Të gjitha xhamat e katit të parë të Senatit u thyen dhe disa prej protestuesve hynë në godinë.

Duke marrë shkas nga ngjarja, Presidenti urdhëroi gardën kombëtare që të hynte brenda për të rivendosur rendin në kryeqytet. Ai urdhëroi gjithashtu mbylljen e qendrës së Brasilias – duke përfshirë rrugën kryesore ku ndodhen ndërtesat administrative dhe qeveritare – për 24 orë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.