Kronikë

Vrau foshnjën e saj, Gjykata e Shkodrës lë në burg Orjana Gremi! E reja jetonte tek daja dhe punonte në fasoneri

11:57 - 09.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

32-vjeçarja Orjana Gremi që hodhi në lumin Kir foshnjën e saj, ka dalë sot para gjykatës së Shkallës së Parë në Shkodër, ku ndaj saj është caktuar masa ‘arrest me burg’.




E reja, u njoh me akuzat, ndërsa gjyqtar ishte Orgent Nazaj. Avokati Bruno Pepa u thirr nga gjykata për të bërë mbrojtjen e të resë (pjesërisht), ndërsa vetë Gremi nuk ka një përfaqësues ligjor.

Gazetari Senad Nikshiqi tha për “BalkanWeb” se Orjana Gremi jetonte tek daja, në fshatin Golem dhe prej pesë vitesh ishte e punësuar në një fasoneri në Shkodër, duke shtuar se gjendja e saj psikologjike është parë e rënduar, ndërsa rrezikon 25 vite burg ,deri në burgim të përjetshëm.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.