BOTA

“Djali im luan mua sepse ai më ngjan shumë”/Aktori amerikan Toma Hanks merr kritika të shumta për paraqitjen e djalit të tij në filmin “A Man Called Otto”

17:49 - 10.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Në prezantimin special të filmit “A Man Called Otto” në Nju Jork, së fundmi është shfaqur së bashku familja e Tom Hanks. Aktori kryesor i filmit ishte atje me gruan e tij Rita Wilson dhe djalin e tyre më të vogël, Truman, i cili shfaqet në film si aktori kryesor në një moshë më të re.




Përfshirja e Trumanit në film tërhoqi shumë kritika, ku shumë e akuzuan fituesin e Oskarit, Hanks, për “promovimin” e fëmijës së tij. Vlen të theksohet se aktori ka katër fëmijë, të cilët merren me aktrim dhe muzikë.

Siç shpjegoi Tom Hanks për People: “Truman u zgjodh për një arsye shumë specifike: Ne ngjajmë shumë!”.

Gjithashtu, ylli i Hollivudit u përgjigj përmes Entertainment Tonight: “Unë mendoj se fëmijët e mi janë si artistë të Rilindjes. Ata janë të mirë në çdo gjë që zgjedhin të jenë. Por pyetja është, a mund ta bëni atë dhe ta bëni atë të zgjasë? Duhet të kesh pasion, duhet të kesh energji’.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.