BLUETOOTH

“E njoh që 13-vjeç”, këngëtarja reagon e prekur për sëmundjen e Luizit: Jeta është shumë e padrejtë…

11:33 - 10.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këngëtari Luiz Ejlli ka rrëfyer që vuan nga sëmundje rrallë që i ka prekur lëkurën në të gjithë trupin dhe se në muajin gusht do shtrohet në spital në Itali për tu trajtuar.




Ai zbuloi se zbuloi sëmundjen pasi shkoi të bëjë një check up dhe se u fut në BBV për të fituar paratë.

“Kam një sëmundje në gjithë trupin, më ka dalë 3 muaj para se të vij. Nuk e dija, shkova të bëja check up dhe më doli. Kam për të ikur në gusht në Bergamo, do shtohem që të mjekohem. Nuk e kam thënë para se të hyja. Ndaj u futa se më duhen lekët. Është sëmundje e rrallë, ishte e zënë deri në gusht qendra në Bergamo”, u shpreh ai.

Pas lajmit ka reaguar kolegia e tij, këngëtarja Ronela Hajati e cila u shpreh se “u përlot” nga rrëfimi i Luiz Ejllit, duke i uruar shërim të shpejtë.”

“Uroj me gjithë zemër që ky djali që e njoh që 13-vjeç (kur kemi qenë tek ethet) të shërohet sa më shpejt! U përlota, mbase se jam bërë tepër e ndjeshme kur bëhet fjalë për sëmundje, gjëra që dikush në lule të moshës nuk i meriton kurrë. Jeta është shumë e padrejtë ndonjëherë dhe uroj me zemër të kthehet vetëm në një kujtim të keq dhe kaq”, shkroi ajo.

ronela hajati


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.