BLUETOOTH

Habit berberi i VIP-ve, tregon shumën e majme që merr: Klientët më paguajnë mbi 500 euro për një qethje

09:35 - 10.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Berberi i njohur nga Kosova, Riza Bajrami, i ftuar në ‘Euronews Albania’, ka folur mbi shumat e majme që përfiton për qethjen e disa nga personazhe VIP.




Bajrami ka deklaruar se ka klientë, të cilët e kanë paguar 500 euro për një qethje, por dhe më shumë.

Po ashtu ai ka theksuar se çmimet në sallon nuk janë fikse dhe se ata nuk i obligojnë klientët që të paguajnë një shumë të caktuar.

“Të them të drejtën çmimet që janë momentalisht të ekspozuar në media janë prej qytetarëve që kanë ardhur te ne dhe kanë paguar. Mirëpo ne jemi sallon ekskluziv dhe nuk ka çmime të sakta. Ka klientë që kanë paguar për një qethje 500 euro, 300, 200, varet. Nuk është diçka që ne obligojmë klientët tanë të paguajnë këtë shumë.

Ka shumë klienta që kanë paguar dhe mbi 500. Ka klienta që vijnë nga Tirana, Prishtina dhe krejt trevat shqiptare. Kjo është arsyeja pse ne jemi këtu ku jemi dhe nuk është se i obligojmë klientëve një shumë të caktuar. Ata që vijnë te ne e dinë pse paguhet aq”, tha Bajrami.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.