Kosova

Ishte vetëshpallur mjek popullor/ Arrestohet ‘Burdushi’, përfitoi mbi 2 milionë euro duke përdorur truke për të shëruar sëmundjet. Policia i sekuestron arsenalin e armëve

15:42 - 10.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Hysri Peqani, i njohur si Burdushi është arrestuar nga autoritetet pasi përfitonte shuma të ndryshme parash përmes një skeme mashtrimi.




Mediat kosovare bëjnë me dije se Burdushi ishte vetëshpallur si mjek popullor që kuronte qytetarët nga magjia, nga fati i keq apo sëmundje që sipas tij shëroheshin duke përdorur truke apo fjalë të librave të shenjtë të të dy feve, muslimane dhe asaj të krishterë, ku në këmbim merrte nga 20 euro deri në 3,000 euro.

Mësohet se Gjykata e ka dënuar ‘mjekun popullor’ me 4 vite e gjysmë burg dhe 42 mijë euro gjobë, pasi akuzohet për ‘ushtrim të kundërligjshëm të veprimtarisë mjekësore’ dhe vepra të tjera penale.

Raportohet se biznesin e tij, Burdushi e kishte nisur në 26 korrik të vitit 2019 dhe nuk dispononte asnjë kualifikim profesional mjekësor dhe licencë përkatëse.

Sakaq i është sekuestruar  në pronësi armë të tipit pistoletë, dy karikatorë, 166 fishekë si dhe një pushkë gjuetie me 55 fishekë, pa leje.

Ndër të tjera është bërë me dije se Gjykata do t’i konfiskojë pasurinë e tij në vlerë mbi 2 milionë euro.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.