AKTUALITET

Itali/ Llogaritë e Antonio Panzerit dhe vajzës së tij mbeten të sekuestruara si pasojë e skandalit të Katarit

20:52 - 10.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Llogaritë bankare italiane të Antonio Panzerit, gruas së tij Maria Dolores Colleoni dhe vajzës së tyre, Silvia Panzeri, mbeten të sekuestruara.




Në total janë 247 mijë euro të konfiskuara nga prokuroria e Bergamos, pas kërkesës së autoriteteve belge.

Nuk u pranua qëndrimi i avokatëve mbrojtës të familjes Panzeri se kërkesa dhe vendimi i konfiskimit paraqisnin probleme në lidhje me procedurën e zgjedhur.

Gjykata e Apelit e Breshias kishte refuzuar pak ditë më parë kërkesën e avokatëve mbrojtës të vajzës së Panzerit për heqjen e arrestit shtëpiak.

Gjykata e Apelit vendosi se avokatja 38-vjeçare duhet të qëndrojë në paraburgim në pritje të një vendimi, që pritet më 16 janar, për kërkesën e saj për ekstradim të paraqitur nga autoritetet belge.

Mbrojtësit e saj kishin kërkuar lirimin e Silvia Panzerit, me detyrimin e vetëm që të shkonte çdo ditë në komisariatin e zonës së saj, “në mënyrë që të vazhdojë të ushtrojë profesionin e avokates”.

Siç nënvizuan ata, në të njëjtën kohë, shuma prej dyqind mijë eurosh që u sekuestrua nga prokuroria e Bergamos dhe ndodhet në llogarinë bankare të klientes së tyre, “vjen nga të ardhurat e saj profesionale”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.