AKTUALITET

Shqiptari ‘nuk zë mend’/ Arratiset nga burgu pas dënimit me 10 vite, kapet sërish me drogë

09:32 - 10.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një 46-vjeçar shqiptar është arrestuar në Greqi, pasi ishte arratisur nga burgu ku po vuante dënimin për veprën penale ‘trafik droge’.




Shqiptari është arrestuar pasi u pa duke lëvizur në një zonë të Janinës, ku rezultoi se mbante me vete dhe një sasi lënde narkotike, rreth 59 pilula drogë.

Mësohet se 46-vjeçari ishte dënuar nga prokuroria e Lamisë me 10 vite burg dhe 50 mijë euro gjobë, raporton Gnomip.Gr.

Pas arrestimit, ndaj shqiptarit është ngritur një dosje për shkelje të ligjeve për drogën dhe të huajt.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.