LAJMI I FUNDIT

VIDEO/ Djokoviç nuk e mbajnë nervat, përze vëllain e tij nga fusha

22:15 - 10.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Fitorja e Novak Djokoviç në finalen e turneut të Adelaide ishte episodike pasi tenisti serb gjatë ndeshjes i kërkoi vëllait të tij të largohej nga fusha.




Në videon pas përfundimit të setit të parë kundër numrit 33 të botës, Sebastian Korda, shihet Djokoviç i zemëruar duke drejtuar gishtin nga skuadra e tij dhe i kërkon dikujt të largohet.

Sipas gazetarëve që përcjellin ndeshjen, pas shenjës së Djokoviç, vëllai i tij, Marko dhe një person tjetër u larguan nga ekipi i tenistit serb. Pas fitores, megjithatë, Djokoviç donte të qetësonte situatën. “Dua të falenderoj ekipin tim për tolerimin në kohët e mira dhe të këqija. Sot jam i sigurt se nuk e kanë kaluar mirë me reagimet e mia, por i falenderoj që janë këtu.

Këtu ishte edhe vëllai im Marko, nuk e pashë sa duhet, ndaj e falenderoj që ishte këtu, të dua”, ka shtuar tenisti serb.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.