AKTUALITET

“Do vras politikanët”/ Bënte prova me kallashnikov, momentet përpara arrestimit të 36-vjeçarit në Lezhë (VIDEO)

21:47 - 10.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Këto janë momentet përpara arrestimit të 36-vjeçarit Antonio Leka një ditë më parë në Lezhë, i cili u kap nga policia me një arsenal armësh në makinë dhe i veshur me rroba ushtarake.




Siç shihet nga pamjet, i riu ndodhet në një ofiçinë makinash pranë një mjeti tip “Audi”, teksa mban një armë kallashnikov në duar.

Pavarësisht se në ofiçinë ka edhe persona të tjerë, ata shfaqen të pashqetësuar nga arma e 36-vjeçarit teksa nuk ndërmarrin asnjë veprim për ta ndaluar.

I riu u arrestua një ditë më parë në Lezhë, teksa në makinë iu gjet një arsenal armësh nga ana e policisë.

Sipas bluve, në automjet iu gjetën 1 armë zjarri pistoletë me 5 karikatorë, 1 automatik me 5 karikatorë, 550 fishekë luftarakë për pistoletën dhe automatikun, 1 palë dylbi, 1 antiplumb ushtarak, 1 thikë, 1 çantë ushtarake, 75 gramë lëndë e dyshuar narkotike kanabis dhe rroba kamuflazhi.

Në dëshminë e tij dhënë përpara policisë, Leka tha se ishte nisur për të vrarë politikanët e Lezhës. Policia tha se për shkak të sensitivitetit të çështjes, nuk mund të publikonte më shumë të dhëna lidhur me motivet e ngjarjes.

Panorama.al 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.