Kronikë

Dhunimi i kenianes që punonte në kazino, dy përfaqësues të ambasadës së Kenias ndodhen në Shqipëri! Detajet

11:19 - 11.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dy përfaqësues të Ambasadës së Kenias në Itali kanë mbërritur në Shqipëri për të vizituar 22-vjeçaren keniane Joy, e cila u dhunua barbarisht disa muaj më parë dhe rrethanat e ngjarjes nuk janë zbuluar ende.




Dy përfaqësuesit, të deleguar nga ambasadori, mbërritën në vendin tonë pasditen e së martës (10 janar) për të vizituar Joy në spitalin ku po trajtohet. Vizita është bërë në prani të nënës së saj, raporton News24.

Ata kanë ardhur në Shqipëri për të ndjekur nga afër rastin e 22-vjeçares dhe për të ndihmuar për procedurat e transferimit të saj në një spital jashtë vendit.

Gjatë ditës së sotme (11 janar) ata kanë shkuar në Komisariatin nr.1 për të marrë informacione se deri ku kanë arritur hetimet për rrethanat ku u dhunua shtetasja e tyre.

Gjithashtu, po sot do takohen me drejtues të spitalit të Traumës dhe mjekun neurolog që trajton vajzën.

Më pas ata do takojnë dhe zyrën e avokatisë dhe avokatin që ndjek çështjen dhe pasditen e sotme do kenë edhe një takim në ministrinë e Jashtme me përfaqësues të ministrisë.

Dhunimi i 22-vjeçares, e cila punonte në një kazino, ndodhi në Tiranë më datën 13 gusht të vitit 2022. Ajo u gjet në gjendje kome në katin e parë të banesës që jetonte me qera.

Njoftimi i parë për ngjarjen u bë pas tre muajsh nga policia, më 9 nëntor 2022.

Në njoftimin e saj policia deklaron se në përfundim të veprimeve të para hetimore për këtë rast janë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka regjistruar procedimin penal, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ndërsa ende s’ka asnjë të arrestuar për ngjarjen.

22-vjeçarja ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në spitalin e Traumës, ndërkohë që e ëma e saj ka kërkuar transferimin e saj në një spital jashtë vendit për një trajtim më të specializuar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.