Kronikë

EMRAT/ Detaje nga qendra e masazhit ku ushtrohej prostitucion në Tiranë, 23-vjeçari përdorte motrën e tij për të rekrutuar vajza

11:02 - 11.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Detaje të reja kanë dalë nga zbulimi nga Policia e një qendër masazhi ku ushtrohej prostitucion.




U mësua se gjatë kontrollit të ushtruar në qendrën relaksuese e masazheve, në Unazë të Re, e cila menaxhohej i riu, Kristos Halili, Policia zbuloi  se motra e tij Kristiana Halili shfrytëzonte për prostitucion, një punonjëse në këtë qendër.

Në pranga përfunduan të dyja vajzat e gjetura, të cilat akuzohen për “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Prostitucion”. Ndërkohë që u shpall në kërkim administratori i kompanisë, 23-vjeçari Kristos Halili, i cili përdorte motrën e tij për të rekrutuar vajza të reja me qëllim shfrytëzimin e tyre për prostitucion.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.