LAJMI I FUNDIT

Menopauzë e parakohshme rreth të 20-tave? Ja simptomat e para që e identifikojnë

18:03 - 11.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ndër etapat që kalon gruaja është ajo e menopauzës përveç të qenit nënë, ku sipas OBSH-së rreth 3% e grave në botë vuajnë nga menopauza e parakohshme, e cila shfaqet me fillimin e të 30-ve.




Organizata Botërore e Shëndetit ka zbuluar disa nga simptomat e para se si mund të identifikohet menopauza e hershme:

Cikël menstrual i çrregullt

Ulja e nivelit të estrogjenit në vezore sjell edhe çrregullime në ciklin menstrual. Gra dhe vajza në këtë periudhë kanë një fluks gjaku në ngjyrë dhe erë të ndryshme, nga ajo që ka një cikël i zakonshëm.

Rrahje të shpeshta të zemrës

Nëse vuani nga ndryshimet hormonale, atëherë ju do të ndieni rrahje zemre të shpeshta dhe më së shumti e vuajnë femrat të cilat kanë histori të sëmundjeve kardiovaskulare.

Thatësia vaginale

Kjo është një ndër simptomat më shqetësuese dhe ju duhet të merrni seriozisht, pasi rrezikon jetën seksuale si femër.

Nuk duhet lejuar që vagina të humbasë aftësinë për t’u hidratuar në mënyrë natyrale. Si dhe konstatohet ulje e dëshirës seksuale.

Infeksionet urinare

Çrregullimet e pH-it të zonës intime krijojnë një ambient të përshtatshëm ku rriten bakteret, çka do të bëjë që të keni ndjesinë e kruarjes apo djegie në fshikëzën e urinës.

Ndryshimet e gjendjes emocionale

Ndryshimet e humorit, të qarat e vazhdueshme, mungesa e gjallërisë, vetmia janë disa nga pasojat e menopauzës së parakohshme.  Femrat ndihet më pak femër gjatë kësaj periudhe dhe zhvlerëson veten.

Probleme të kockave

Gjatë kësaj faze, trupi i femrës humbet aftësinë për të përthithur kalciumin dhe ushqyes të tjerë që ushqejnë kockat. Rrezikoni të prekeni nga artriti dhe reumatizma.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.