AKTUALITET

“Nuk jam me grupin e Alibeajt”/ Deputeti më i ri në Kuvend: Nuk do të regjistrohem në asnjë grup parlamentar të PD-së

10:34 - 11.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Petrit Doda, deputeti më i ri në Kuvend, i cili ka marrë vendin e lënë bosh nga Alfred Rrushaj nuk do të regjistrohet në grupin parlamentar të PD-së, por si i pavarur.




I kontaktuar nga Balkanweb, ai shpjegoi se vendimin ia ka komunikuar edhe sekretarit të përgjithshëm të PD-së, Flamur Noka.

“Unë shkova në Parlament si deputet i opozitës, demokratët më kanë mbështetur. Ngelem deputet i opozitës, por nuk jam as vegël e Edi Ramës dhe as nuk dua të prish balancat brenda grupeve. Ato duhet të bashkohen dhe të çojmë demokratët në pushtet. Krerët i kanë punët e tyre në terezi. Ndërsa demokratët janë në rrugë të madhe, janë pa punë, pa pensione. Unë nuk dua të prish balancat”, tha Doda.

“Unë u futa në listën e kandidatëve me siglën e Legalitetit dhe vendimin e kam konsultuar edhe me Princ Lekën dhe deputetët më të vjetër. Vendimin tim ia kam komunikuar edhe Flamur Nokës. Ai ka për qëllim të bëjë riformatim. Unë nuk jam me grupin e Alibeajt, është keqinterpretuar. i kam kolegë dhe i respektoj. Unë u kam thënë “pajtohuni me demokratët të rrezojmë regjimin e Edi Ramës”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.