AKTUALITET

PL publikon pamjet nga veliera në Durrës: Projekt korruptiv dhe i dështuar

11:53 - 11.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka publikuar pamjet nga veliera në Durrës, duke e konsideruar projektin një akt korruptiv që sipas tij ka rezultuar një investim i dështuar.




Blushi shprehet se monumenti i korrupsionit në qendër të Durrësit është një vend krimi ku drejtësia duhet të ndërhyjë sa më parë.

“Projekti korruptiv i Velierës në Durrës, një monstër e neveritshme betoni që shkatërroi historinë dhe trashëgiminë e vyer arkeologjike të qytetit, përveçse gllabëroi 9 milion euro taksa dhe nuk nxjerr asnjë qindarkë fitim për qytetin, në pak vite rezulton një investim i dështuar.

Monumenti i korrupsionit në qendër të Durrësit, simbol i shpërdorimit abuziv të fondeve publike dhe i betonizimit të qytetit nga Vangjush Dako dhe Emirjana Sako, është një vend krimi ku drejtësia duhet të ndërhyjë sa më parë”, shkruan ai.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.