AKTUALITET

“Po punojmë për ngritjen e një agjencie”/ Çuçi flet për sulmet kbernetike: Është një sfidë që e kalon e gjithë bota

11:34 - 11.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka deklaruar në konferencën me gazetarët se po punohet për ngritjen e një agjencie kombëtare kundër sulmeve kibernetike.




Ai u shpreh se do të ketë investime të reja në fushën e teknologjisë ndërsa shtoi se në institucionin që ai drejton do të ngrihet një sektor i policisë së shtetit, në këtë fushë.

“Po punojmë për ngritjen e një agjencie kombëtare kundër sulmeve kibernetike. Do të ngremë në Ministrinë e Brendshme sektorin e policisë së shtetit për mbrojtjen kibernetike. Do të ketë investime të reja në fushën e teknologjisë. Është gjithmonë një sfidë  që e kalon gjithë bota.

Me masat që kemi marrë besoj do jemi një nga vendet me infrastrukturën më të mirë për mbrojtjen kibernetike. Këto janë të parashikuara. Është një projekt i qartë se çfarë do bëjmë dhe ku do shkojmë”, deklaroi ai.

Çuçi tha se është parashikuar ngritja e një njësie speciale për mbrojtjen e turistëve përgjatë vijës bregdetare gjatë sezonit veror. “Kemi parashikuar krijimin e një njësie speciale për mbrojtjen gjatë sezonit veror. Do të ketë një patrullë një brigjet e Shqipërisë për të garantuar më shumë siguri për pushuesit”, u shpreh ministri.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.