LAJMI I FUNDIT

Pse duhet të pini një gotë uji të vakët në mëngjes

08:12 - 11.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Mënyra se si e nisim ditën është e rëndësishme, ndaj është e rëndësishme të praktikojmë një rutinë që do të përmirësojnë të gjithë gjendjen e organizmit. Është e vërtetë se pirja e një gote me ujë të vakët në mëngjes nuk do të zvogëlojë numrin në peshore kur e shkelni, por ky veprim përshpejton metabolizmin tuaj.




“Konsumimi i ujit të vakët ndihmon sistemin tretës dhe parandalon fryrjen, si dhe në nxjerrjen e lëngjeve të tepërta në trup”, pohojnë dietologët.

Largon infeksionet e rrugëve të frymëmarrjes

Nëse keni një infeksion të fytit dhe sinusit, praktikoni të pini një gotë ujë të vakët në mëngjes.

“Nëse keni hundë të bllokuar, ndihmon në pastrimin dhe hapjen e rrugëve të frymëmarrjes sepse nxehtësia do të pastrojë më shpejt mukozën. Temperatura e lëngut që pimë mund të ndikojë edhe në simptomat e të ftohtit”, thotë doktorreshë Nesochi Okeke-Igbokwe.

Ndikon në shëndetin e dhëmbëve

Që një gotë me ujë të vakët në stomak bosh ndikon në shëndetin e dhëmbëve dihet më pak, por ekspertët tregojnë se kjo ndihmon të kemi dhëmbë të shëndetshëm.

“Për shkak të ujit të ftohtë, smalti mund të dëmtohet dhe kështu shkakton dhimbje”  thotë mjekja, dhe paralajmëron që uji të mos jetë shumë i nxehtë. Këshillohet që të jetë në temperaturën e dhomës.

Stimulon tretjen

Uji i vakët stimulon qarkullimin e gjakut në zorrët dhe përmirëson tretjen.

Ajo shton se ndryshe nga uji i ftohtë, uji i ngrohtë hidratohet më shpejt. Në kombinim me ushqimin, ai shpërndan yndyrat më shpejt, të cilat për këtë arsye treten më lehtë.

Redukton dhimbjen

Uji i ngrohtë arrin rrjedhjen e gjakut në inde dhe mundëson relaksimin e muskujve, gjë që ndikon në uljen e dhimbjes.

“Ndihmon me të gjitha llojet e dhimbjeve, nga dhimbjet menstruale e deri te dhimbjet e kyçeve. Përveç kësaj, nëse pini ujë të ngrohtë para se të shkoni në shtrat, do të bini në gjumë më shpejt dhe do të jeni më të ngopur për më gjatë, kështu që nuk do të zgjoheni natën për ushqim. Dhe kur të zgjoheni, do të jeni të freskët”,  thotë Okeke Igbokwe.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.