Kronikë

Shiste paketa cigaresh kontrabandë, e pëson keq biznesmeni në Tiranë

09:40 - 11.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Efektivët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në operacionin e koduar “False” kanë arrestuar një shtetas që tregtonte paketa me cigare, të dyshuara të kontrabanduara, me pulla fiskale të falsifikuara.




Në pranga ra shtetasi A. D., 55 vjeç, banues në Tiranë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në dyqanin e shtetasit A. D., në rrugën “Hamdi Pepo”, shërbimet e Policisë gjetën dhjetëra steka me cigare, të dyshuara të kontrabanduara dhe me fulla fiskale të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.