LAJMI I FUNDIT

Tregoni kujdes nëse po përdorni antibiotikë, ja ushqimet që duhet t’i shmangni pasi krijojnë efekte anësore

17:27 - 11.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Nëse po kuroheni me antibiotikë atëherë duhet të keni një dietë sa më të pasur ushqimore, pasi ka disa ushqime që duhet të shmangen gjatë kësaj periudhe.




Sipas nutricionistes Matina Çobo janë disa ushqime që duhen shmangur pasi mund të mos përthithen në trup dhe se mund të shkaktojnë efekte anësore, siç janë pijet me kafeinë apo dhe ushqimet me kalcium dhe magnez.

Ndër të tjera ajo tha se ushqimet për të cilat duhet të kemi kujdes gjatë kësaj periudhe janë: djathi, qumështi dhe drithërat.

“Antibiotikët janë shumë të mirë sepse në momente virozash bakteret gjejnë terren për tu riprodhuar dhe shkaktojnë dhe bakterioza. Por ka edhe disa efekte anësore në trup  që ndikojnë tek flora bakteriale e gjithë trupit. Janë disa grupe ushqimore që duhet të tregojmë kujdes, të gjitha ushqimet që kanë kalcium, përshembull qumështi, djath, drithërat, sepse nuk përthithen më në trup. Ka ushqime dhe pije të tjera që mund të shkaktojnë shumë efekte anësore, për shembull kafeina,  nëse e pimë afër antibiotikut efekti kafeinës mund të rritet deri në 10 herë në trup. Rekomandimet janë që antibiotiku të merret pas ushqyerjes që mos të vrasi shumë mukozën në stomak. Por ne duhet të kujdesemi për ushqerjen që mos të kemi ushqime me kalcium, me magnezium” këshilloi ajo.

Ajo qe rekomandon nutricionistja është një dietë e pasur me prebiotikë dhe probiotikë, si dhe ushqime me vitaminë k.

“Përpiquni që dieta juaj të jetë e pastër por bazohuni tek ushqimet e thjeshta. Prebiotikët do të ishin shumë të rekomanduar gjatë kohëzgjatjes dhe pas tij. Mund të inkorporoni në dietën tuaj kosin, kefirin që janë ushqime që kanë sasi shumë të lartë të probiotikëve, furnizojnë trupin me baktere të mira” tha ajo për Rreze Dielli.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.