Kronikë

Vritet me armë zjarri nga ish-partneri i të dashurës shqiptari në Gjermani, plumbat e goditur drejt vajzës…

11:59 - 11.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Gjermani, ku një shqiptar nga Kosova është vrarë me armë zjarri nga një shtetas gjerman




Lajmin e kanë bërë të ditur mediat vendase, sipas të cilave vrasja ka ndodhur për motive të dobëta.

Mësohet se viktima është 31-vjeç dhe është dërguar në spital, por nga plagët e rënda ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë, ndërsa sipas autoriteve vendase, shqiptari është vrarë nga ish-partneri i të dashurës, i cili ka rënë në prangat e policisë.

Nga hetimet e policisë kriminale të Freiburgut, rezultoi se autori i dyshar, një 29-vjeçar, i shoqëruar nga një familjar, ka shkuar në adresën e shtëpisë së ish-partneres së tij ditën e krimit.

Një mosmarrëveshje për pronën ka bërë që i dyshuari të nxjerrë papritur armën dhe të qëllojë në drejtim të ish-partneres së tij, por plumbat kanë kapur 31-vjeçarin shqiptar. Më pas autori është larguar me shpëjtësi nga vendngjarja.

Autori i dyshuar, një 29-vjeçar me kombësi gjermane, fillimisht u arratis, por u arrestua rreth orës 15:00 në zonën Auggener Ëeg pa rezistencë.

Ndërkohë ai ndodhet në paraburgim dhe nuk ka folur ende për ngjarjen në fjalë. Ndërkohë Policia Kriminale ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.