Kryesore

Alibeaj largoi 4 deputetët/ Berisha: Mjeran! Po përdoret nga Rama që kërkon të asgjësojë opozitën

21:13 - 12.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me përjashtimin e 4 deputetëve demokratë nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.




Berisha në një intervistë për ‘Syri Tv’ tha se Alibeaj nuk përfaqëson partinë, pasi po bën lojën e kryeministrit Edi Rama dhe se gjithçka është përpjekje e këtij të fundit për të asgjësuar PD-së.

Sakaq shtoi se PD është në përballje vetëm me Ramën dhe se nuk ekziston Alibeaj.

Pjesë nga biseda:

Berisha: Kjo parti nuk ka asgjë për të fshehur me elektoratin shqiptar. Ka 1,2,3 persona që shkelmojnë mbi veten e tyre dhe bëjnë lojën e Edi Ramës. Ata nuk janë parti. Nuk përfaqësojnë asgjë përveçse Edi Ramës. Gjykata e këtij vendi, ka vendosur për Kuvendin e 11 dhjetorit. Në botë, nuk ka vend në të cilin ai vendim nuk regjistrohet në regjistër përveçse në Tiranë, me urdhër të Edi Ramës. Ky është ligji. Që kur shoqëritë kanë vendosur që partitë të regjistrohen në gjykatë. Kjo ndodh në vendet demokratike. Në vendet jo demokratike, partitë regjistrohen në ministri. Është një përpjekje e Edi Ramës për të asgjësuar Partinë Demokratike. Gjykata ka vendosur. Ai vendim nuk mund të ndalohet për t’u regjistruar.

Berisha: Sali Berisha do pranojë atë që pranojnë deputetët e PD-së.

Çim Peka: Alibeaj thotë se këta deputetë nuk kërkuan ndjesë. Por firmat e tyre për të vendosur Salianjin, duket si një falje për ngjarjen e Janarit.

Berisha: S’ka asnjë lidhje me janarin e vitit të kaluar. Alibeaj është mjeran që përdoret nga Rama dhe dirigjohet nga Taulant Balla në Kuvend. Opozita është në përballje me Edi Ramën, nuk ekziston Alibeaj.

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.