LAJMI I FUNDIT

‘Bashkimin e demokratëve e ka në dorë vetëm Berisha’/ Deputeti i PD: Nëse shkojmë në 14 maj të ndarë, fiton Rama

16:32 - 12.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend dhe zgjedhjet e 14, ku pohoi se bashkimin e demokratëve e ka në dorë veç kreu, Sali Berisha.




Në një intervistë për ‘News24’, Sula tha se konflikti brenda PD-së po harxhon energji që mund të përdorej kundër kundërshtarit politik.

Sakaq shtoi se PD nuk mund të bashkohet me përjashtime, siç ndodhi me katër deputetë dhe se në vend që të ketë përçarje mes grupit duhet të mendohet për kundërshtarin politik.

Pjesë nga biseda në studio:

A bashkohet PD me përjashtime?

Jo. Por analizën nuk mund ta nisim para dy ditësh, por që pas 25 prillit. Janë shumë gjëra që kanë ndodhur nga ajo kohë dhe kanë sjellë pasoja. Palët lart eksitohen duke sharë njeri- tjetrin, ndërkohë që këtë energji duhet ta përdorin kundër kundërshtarit politik.

Përjashtimet po i bën Alibeaj…

Këto janë të korrigjueshme. Edhe nëse kthehen katër deputetët, a zgjidhet problemi? Jo, nuk zgjidhet. Problemi duhet të zgjidhet në mënyrë racionale. Siç ishte dreka që u bë në fundviti.

Bashkimin e PD e ka në dorë Berisha?

Pa diskutim që ai e ka. Berisha ka bërë pakte të mëdha me Nanon e Ramën dhe nuk bën dot pakt me “fëmijët e tij” politikë? Nëse shkojmë në 14 maj të ndarë, fiton Rama dhe PS. Unë nuk jam dakord me këtë qasje dhe kam bërë zgjedhjen time: në zonën time elektorale do të mbështes kandidatët që kanë dalë nga Primaret. Unë e kam bërë zgjedhjen, por prapë kam mendimet e mia për mënyrën se si duhet të bëhen punët në PD.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.