AKTUALITET

Dështon skema e degëve prioritare? ‘Shfajësohet’ ministrja: Ne shqiptarët i lëmë ndonjëherë gjërat për ditën e fundit

12:50 - 12.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Për ministren e Arsimit Evis Kushi skema e degëve prioritare në arsimin e lartë nuk ka dështuar. Ditën e sotme ajo deklaroi se afati i regjistrimit nuk ka përfunduar ende dhe do të pritet deri ditën e fundit për të parë rezultatin.




Ajo u shpreh se kjo mund të ketë ardhur për shkak se shqiptarët e kanë zakon që punët e rëndësishme t’i lënë për ditën e fundit.

“Afati i fundit është data 31 Janar. Ne shqiptarët i lëmë ndonjëherë edhe gjërat për në fund. Sot që flasim nuk kemi një bilanc sepse po presim të mbarojë afati dhe atëherë do të kemi rezultatin. VKM u mor në muajin maj ose prill dhe vendimi për të shkuar në universitet nuk merret as në maj dhe as në qershor sepse maturantët e kanë bërë lëndën me zgjedhje. Pritshmëritë tona më të mëdha janë për vitin e ardhshëm.

Këtë vit presim, megjithatë fakti që ne kemi regjistrime te Agjencia për Financime  Arsimit të Lartë tregon që studentët e kanë mirëpritur. Politikat në arsim nuk i japin efektet e menjëhershme. Kërkojnë  më shumë kohë edhe për t’u matur në fund të fundi. Ndonjëherë pasioni prevalon mbi stimulin që mund t’i japim ne një të ri që do të shkojë për mjekësi përveç faktit kur vjen nga një familje me vështirësi ekonomike”, tha ministrja.

U bë rreth një muaj që Ministria e Arsimit ka hapur thirrjen për studentët që dëshirojnë të përfitojnë nga programi i mbështetjes studentore.

Gjatë kësaj kohe, mësohet të kenë aplikuar vetëm 86 studentë pranë Agjencisë Kombëtare të Financimit të Arsimit të Lartë. Edhe këta, nuk dihet nëse do të shpallen të gjithë fitues nga Por në total figurojnë 1236 studentë të regjistruar në degët me prioritet kombëtar.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.