AKTUALITET

“Kemi qenë rivalë me njëri-tjetrin”/ Këlliçi e pranon: Ja pse votova Salianjin si kreun e grupit të PD-së

12:58 - 12.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i Partisë Demokratike, njëherësh kandidat për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka treguar hapur se ka firmosur pro kolegut të tij Ervin Salianji që ky i fundit të ishte kreu i grupit të demokratëve.




Këlliçi tha se ndonëse më parë kanë menduar ndryshe, duke iu referuar dhe 8 janarit, tha se pavarësisht kësaj, ai ka qenë ndër firmëtarët e parë. Sipas Këlliçit kjo nismë bëhet për hir të bashkimit të demokratëve.

“Kam qenë një nga firmëtarët e parë. Unë dhe zoti Salianji, kushdo që ka qenë i përfshirë në historikun e PD në këto 7 vitet e fundit, mbase nuk kemi qenë miqtë më të mirë me njëri-tjetrin, kemi qenë rival dhe kemi vazhduar dhe kemi pranuar rezultatin. Kemi vazhduar karrierën tonë politike. Por për hir të bashkimit të PD-së, unë kam firmosur për zotin Salianjit pa diskutim, me bindjen e absolute se kjo i shërben qetësimit të ujërave në PD dhe një nisme për të bashkuar kë të mundemi.”, tha ai për A2cnn.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.