LAJMI I FUNDIT

Kërkon shkarkimin e Alibeajt nga grupi parlamentar/ Salianji: Jemi një grup deputetësh që po mbledhim firma

22:12 - 12.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Ervin Salianji ka folur për mbledhjen e firmave të deputetëve brenda PD për të shkarkuar kryetarin e grupit parlamentar, Enkelejd Alibeaj.




Salianji tha se është mbledhur me një grup deputetësh për të firmosur një shkresë që kërkohet shkarkimi i Alibeajt pasi ka rënë çështja e primareve.

Sakaq shtoi se zgjedhjet e 14 majit janë për gjithë shqiptarët dhe kërkohet një kandidat nga grupi parlamentar, veçmas atij të primareve.

 

“Duke qenë se jemi në këto kushte që jemi pak kohë larg nga zgjedhjet, ku kanë dalë kandidatë e primareve, dhe ana tjetër thotë do kemi kandidatët tonë. Jemi bërë një grup me deputetët nuk është çështje firmash, por të gjejmë zgjidhje. Këto zgjedhje janë për shqiptarët, nuk janë për Sali Berishën. Ka njeri në këtë vend që beson se do mund kandidatët e Ramës, jo. Ka kandidatë aty që kanë vlerë dhe peshë, kemi mundësi të gjejmë zgjidhje. Të ulemi, të diskutojmë. Ne jemi ulur në një tavolinë me kundërshtarët politikë në komisionet parlamentaret, ndërsa brenda PD kemi një vit, të ulemi pastaj merremi apo jo vesh është diçka tjetër. Të ulemi e të bëjmë një përpjekje se cila është zgjidhja. Jemi në kushte që bëhet fjalë për karrierë personale, kanë rënë çështja e parimeve. Në kushtet kur në ishim afër propozimeve për zgjidhje, mund të jenë firmat ose jo firmat. Në këtë punë nuk është përfshirë Sali Berisha se është jashtë grupit parlamentar”, tha Salianji i ftuar në emisionin “Opinion”.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.