LAJMI I FUNDIT

Përjashtimi i 4 deputetëve nga grupi/ Alibeaj: Pas largimit të Bashës unë jam drejtuesi i PD, nuk më bëjnë përshtypje lëvizjet agresore

15:06 - 12.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i grupit parlamentar të demokratëve, Enkelejd Alibeaj ka reaguar lidhur me përjashtimin e 4 deputetëve të PD.




Në një deklaratë për mediat, Alibeaj tha se ai është drejtuesi i Partisë Demokratike pas largimit të ish-kreut Lulzim Basha, ku theksoi se demokratët duhet të shkojnë bashkë në zgjedhjet e 14 Majit.

 

“Gjej rastin të ndodhem mes demokratëve të Sarandës jo vetëm për të festuar por edhe për të diskutuar gjendjen dhe situatën politike së pari në Sarandë, sfidat që na presin, por edhe për zhvillimet lart në qendër. Unë jam drejtues i PD pas shkëputjes së Lulzim Bashës. Unë jam përfaqësues i gjithë atyre demokratëve që kanë vendosur të shkëputen nga periudha tridhjetë e ca vjeçare e politikës shqiptare. Unë e kuptoj fare mirë hallin e atyre që herë pas here bëjnë këto lëvizje agresioni. Është hall i Sali Berishës dhe Edi Ramës. Jam mësuar tashmë me këto etiketime duke më venë në krah të Edi Ramës. Media e ka bërë publike se kush ka qenë bashkë me Edi Ramën. Ata që janë bashkë kanë arsye hallet e tyre personale.

Kujtojmë se Alibeaj përjashtoi nga grupi i PD-së, Oerd Bylykbashin, Belind Këlliçin, Tritan Shehun si dhe Agron Shehajn.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.