LAJMI I FUNDIT

Përjashtimi i deputetëve nga grupi parlamentar/ Sula: Alibeaj veproi me nxitim, firmat nuk mblidhen rrugëve

15:13 - 12.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar lidhur me përjashtimin e 4 deputetëve nga grupi parlamentar, duke e cilësuar këtë si një lëvizje të nxituar nga ana e kryetarit, Enkelejd Alibeaj.




Në një intervistë për ‘News24’, Sula tha se firmat për përjashtim nuk duhet të ishin mbledhur rrugëve apo në kafe dhe se procesi duhet të vinte normal.

Sakaq shtoi se grupi parlamentar duhet të mblidhet menjëherë dhe të dalin sa më parë më kandidaturat.

Pjesë nga biseda:

Çfarë po ndodh në grupin parlamentar të PD?

PD po lundron në ujëra të turbullta. Jam munduar që të luaj rol ekuilibruesi në terren dhe kam qenë ndër deputetët e parë që kam thënë që duhet të dalim me kandidatë të përbashkët në 14 maj. Me të gjitha strukturat në qarkun e Elbasanit kemi konsensus të gjerë. Por fatkeqësisht lart nuk jemi aty ku duhet dhe kjo ndodh për shkak të kalkulimeve individuale të secilit, që nga Berisha, Basha dhe aktorë të tjerë. E kam thënë që nëse duhet mandati im për tu dhënë në shërbim të zgjidhjes për PD-në, jam gati ta vë mandatin tim në dispozicion. Persona të caktuar në PD ndihen mirë dhe eksitohen duke u zënë me njeri-tjetrin.

Pse u përjashtuan 4 deputetët, juve u pyetët?

Grupi i PD nuk është mbledhur. Vendimi për përjashtim u mor para një viti. Vendimi është i nxituar. Unë nuk jam dakord me mënyrën si procedohet për të zgjedhur kryetarin e grupit parlamentar të PD. Nuk mund të mblidhen firmat rrugëve apo kafeve. Duhet të ishte një proces që vinte normal.

Vendimi i Alibeajt u mor për shkak të firmave të Salianjit?

Nuk është mbledhur grupi parlamentar. Të dyja palët nuk janë të kthjelluara. Njëra pas e nis me një vendim të gabuar, pala tjetër e çon aty ku nuk duhet. Duhet të ketë një mbledhje urgjente të grupit parlamentar dhe të dalin kandidaturat. Nuk mund të mblidhen nëpër tavolina dhe telefona.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.