LAJMI I FUNDIT

Përjashtimi i deputetëve nga grupi i PD/ Biberaj: Alibeaj i shërben kryeministrit, nuk ka betejë elektorale pasi është më pak i votuari brenda partisë

20:31 - 12.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Anëtari i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike Aleksandër Biberaj ka reaguar pas përjashtimit të 4 deputetëve nga grupi parlamentar.




Biberaj për ‘News24’ tha se kreu i grupit, Enkelejd Alibeaj i shërben kryeministrit Edi Rama dhe se nuk ka mandat për të përjashtuar deputetët, pasi është njëjtë si gjithë të tjerët.

Sakaq shtoi se Alibeaj nuk ka betëjë elektorale për të fituar, pasi është më pak i votuari brenda PD.

“Situata nuk është e mirë dhe kjo nuk është normale. Kjo është hera e pare që kryetari i grupit shkarkon deputetë nga grupi sepse nuk është tagër e tij. Ai është deputet si gjithë të tjerët. Në 32 vite është hera e parë që ndodh. Alibeaj nuk ka mandat për ta bërë një gjë të tillë, plus nuk kemi luksin ta bëmë një lëvizje të tillë. Nuk kemi luksin të përjashtomë asnjë qytetar për t’u marrë votën e jo më deputetë kur jemi në opozitë dhe jemi pak në Parlament. Nuk kemi luksin për të dalë me dy kandidatë, do ishte në shërbim të kësaj mazhorancë të degraduar në korrupsion. Ato vijojnë të vjedhin dhe të poshtërojnë këtë popull 24 orë. Përgjegjësia më e madhe është e Berishës, të bashkojë PD ka eksperiencën, le të gjejë mënyrën. Duhet të dalim me një kandidat që të rrisim shanset për fitore. Ka 4 vite që qeverisin të vetëm për shkak të gabimeve të Bashës. Është një moment për të kthyer pluralizmin në nivel lokal. Alibeaj është produkt i Berishës, e mori nga rruga edhe i dha poste. Alibeaj nuk ka asnjë betejë elektorale të fituar, është më pak i votuari brenda PD”, tha ai.

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.