AKTUALITET

COVID 19/ 12 raste të reja dhe asnjë humbje jete gjatë 24 orëve të fundit

17:09 - 13.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar mbi bilancin nga COVID-19 në vend.




Gjatë 24 orëve të fundit mësohet se ka psur 12 raste të reja dhe fatmirësisht asnjë humbje jete.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,241 që nga fillimi i epidemisë.

Noftimi i MSH:

COVID19/ Ministria e Shëndetësisë: 461 testime, 12 qytetarë të infektuar, nuk ka asnjë humbje jete dhe 35 të shëruar në 24 orët e fundit

13 Janar 2023 – Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtes Sociale i bën thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid dhe vaksinimin kundër gripit, për të forcuar mbrojtjen ndaj viruseve gjatë sezonit të dimrit.

Vaksinimi anticovid dhe i gripit kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Vaksinat reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Ju informojmë për situatën e Covid19 në 24 orët e fundit: Janë kryer 461 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 12 qytetarë, në Bashkitë:

Nga 3 qytetarë në Tiranë, Lushnje, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, Sarandë.

Janë 216 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 1 pacient. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.

Janë shëruar 35 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 329,241 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika ( 13 Janar 2023)

Raste të reja ditore 12

Të shëruar në 24 orë 35

Të shtruar në spitale 1

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 461

Testime totale 2,024,641

Raste pozitive 333,053

Raste të shëruara 329,241

Raste Aktive 216

Humbje jete 3,596

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 146

Fier 28

Vlorë 19

Berat. 6

Shkodër 6

Gjirokastër. 3

Durrës. 3

Lezhë. 2

Dibër. 2

Elbasan. 1


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.