BOTA

COVID-19 ‘mbërthen’ Kinën/ Të paktën 900 milion qytetarë janë infektuar, epidemiologët paralajmërojnë për shtim të rasteve

12:30 - 13.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Rreth 900 milionë njerëz në Kinë janë infektuar me koronavirus që nga 11 janari, sipas një studimi të Universitetit të Pekinit. Raporti vlerëson se 64% e popullsisë së vendit është me virus.




Raporti rendit në krye provincën Gansu, ku 91% e njerëzve raportohet të jenë të infektuar, e ndjekur nga Yunnan, (84%) dhe Qinghai (80%).

Një epidemiolog i lartë kinez ka paralajmëruar gjithashtu se rastet do të rriten në Kinën rurale gjatë vitit të ri hënor. Kulmi i valës së Covid në Kinë pritet të zgjasë dy deri në tre muaj, shtoi Zeng Guang, ish-kreu i Qendrës Kineze për Kontrollin e Sëmundjeve. Qindra miliona kinezë po udhëtojnë në vendlindjet e tyre, për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, përpara vitit të ri hënor më 23 janar, raporton BBC.

Shumë të moshuar, të sëmurë dhe invalidë në fshat tashmë po mbetën pas për sa i përket trajtimit për Covid, shtoi ai. Kujtojmë se muajin e kaluar, Kina braktisi papritmas politikat e saj zero Covid. Ajo gjithashtu rihapi kufijtë e saj të dielën. Të dhënat zyrtare tregojnë pesë ose më pak vdekje në ditë gjatë muajit të kaluar, shifra të cilat nuk janë në përputhje me radhët e gjata që shihen në shtëpitë funerale dhe raportet e vdekjeve në mediat sociale.

Ekspertët ndërkombëtarë të shëndetit kanë parashikuar të paktën një milion vdekje të lidhura me Covid, në Kinë këtë vit. Pekini ka raportuar zyrtarisht pak më shumë se 5,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë, një nga nivelet më të ulëta të vdekjeve në botë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.