BLUETOOTH

Demi Lovato/ Posteri i saj “tmerron” Britaninë, fyen të krishterët dhe më pas e tërhiq

18:32 - 13.01.23 E.D
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Posteri i albumit të ri të Demi Lovato, i titulluar ‘Holy Fvck’, ka bërë bujë në Britaninë e Madhe.




Në të, këngëtarja shihet e shtrirë në një shtrat në formë kryqi, e lidhur me rripa dhe shikon në objektiv.

Autoriteti i Standardeve të Reklamimit të vendit (ASA) e ka cilësuar posterin në fjalë si mjaft provokues dhe një “fyerje të madhe” për komunitetin e krishterë.

Për këtë arsye, për të shmangur reagimet e të krishterëve dhe ankesat e tyre të mundshme, Autoritetet janë kujdesur që të marrin masat dhe të tërheqin të gjitha posterët.

Siç thuhet në vendimin zyrtar të ASA-së, posteri ka të ngjarë të ofendojë të krishterët për shkak të seksualizimit të fesë.

Në fakt, ai e përshkruan Lovaton “të veshur si skllave BDSM”, ndërsa përmend se qëndrimi i trupit të saj, me këmbët anash, të kujton Jezu Krishtin në kryq.

Titulli i albumit gjithashtu duket se nuk e ndihmon situatën, pasi në thelb lidh seksualitetin me krishterimin.

“Prandaj konkludojmë se posteri është në kundërshtim me Kodin”, përfundon vendimi i ASA-së.

Nga ana e saj, kompania diskografike e Demi Lovato-s mbrojti artisten, si dhe posterin e saj të albumit, duke theksuar se nuk ka asgjë fyese në të. Madje, ai në një njoftim zyrtar ka shtuar se fillimisht ka marrë miratimin për qarkullimin e posterit.

Pretendimet e etiketës, megjithatë, përfundimisht dështuan pasi ASA paralajmëroi se imazhi ishte i ndaluar shprehimisht të shfaqej përsëri në MB.

“Ne i thamë Universal Music Operations që të sigurohej që reklamat e tyre të mos shkaktojnë ofendime serioze apo të përhapura në të ardhmen”, përfundon deklarata e ASA-së.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.