LAJMI I FUNDIT

EMRI/ Dorëhiqet nga posti i kryetarit të Dhjetorit ’90 me një ftesë për të rinjtë: Bashkohuni në këtë organizatë dhe çoni më tej veprimtarinë

11:16 - 13.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dorëhiqet nga posti i kryetarit të Grupimit të Dhjetorit ’90 Bislim Ahmetaj.




Në një deklaratë për mediat, Ahmetaj tha se po tërhiqet për t’i hapur rrugë të rinjve, ku i ka bërë thirrje këtyre të fundit që të përfshihen në zgjedhjet për kryetar në qarqe, për në senat, kryesi dhe kreun e kësaj organizate dinjitoze.

‘Unë kam vendosur të dorëhiqem dhe të mos kandidoj më për Kryetar të Grupimit “Dhjetor 90”. Këtë vendim nuk e kam marrë për asnjë arsye personale, pasi kjo përiudhë është një prej kohëve të mia që më bën krenar, që më jep dinjitet dhe forcë, është një kohë që më ka njohur me njerëz dhe veprimtarë të jashtëzakonshëm për mbrojtjen e lirisë dhe demokracisë. Vendimi im është marrë që t’i hapë rrugën një gare dhe sfide të re. Dua që miqtë dhe bashkëpunëtorët e mi ndër vite të shpalosin vizionin e tyre për ta çuar më tej veprimtarinë e Grupimit “Dhjetor 90” kësaj organizate që bën krenar këdo që ka kontribuar qoftë edhe një ditë të vetme për të. Ndaj i ftoj të gjithë anëtarët e Grupimit Dhjetor 90 që jetojnë në Shqipëri dhe jashtë saj të përfshihen në zgjedhjet për kryetar nëpër qarqe, për në senat, kryesi dhe kreun e kësaj organizate dinjitare’, tha ai.

 

 

 

 

 

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.