BOTA

Gjiganti i naftës parashikoi ngrohjen globale para 50 vjetësh, por e mbajti të fshehtë

07:13 - 13.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një nga kompanitë më të mëdha të naftës në botë ka parashikuar me saktësi në vitin 1970 se si ndryshimi i klimës do të shkaktonte rritjen e temperaturës globale, pretendohet nga studiuesit, raporton BBC-ja.




Hulumtimi privat i ExxonMobilit ka parashikuar se si djegia e karburanteve fosile do të ngrohte planetin, por këtë gjë e ka mohuar kompania publikisht.

Akademikët analizuan të dhënat në dokumentet e brendshme të kompanisë, ndërkaq ExxonMobili i ka mohuar akuzat.

“Kjo çështje është ngritur disa herë në vitet e fundit dhe, në secilin rast, përgjigja jonë është e njëjtë: ata që flasin për mënyrën se si “Exxon Knew” ka parashikuar, e kanë gabim në përfundimet e tyre”, ka thënë kompania për BBC-në.

Korporata si ExxonMobil, kanë përfituar miliarda nga shitja e lëndëve djegëse fosile që çlirojnë emetime, të cilat shkencëtarët, qeveritë dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara thonë se shkaktojnë ngrohjen globale.

Shkencëtarët sugjerojnë se parashikimet e ExxonMobilit shpesh kanë dalë më të sakta se edhe gjetjet e NASA-s.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.