BLUETOOTH

“Je treguar gjithnjë e sinqertë”, Olta bëhet ‘shoqe’ me Dean: Banorët e tjerë shpikin…

08:44 - 13.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Dea Mishel dhe Olta Gixhari duket se janë bërë “shoqe” brenda shtëpisë së “Big Brother Albania2”. Në një bisedë që zhvilluan së fundmi bashkë, dy “shoqet”  po diskutonin për disa nga sjelljet e banorëve.




Sipas Oltës disa nga banorët i tregojnë gjërat që ndodhin në shtëpi tjetër për tjetër, ndërsa Dea i tha se ajo është treguar e sinqertë me të.

Dea: Ti me mua je treguar gjithnjë e sinqertë se di pse ka njerëz që thonë gjëra ndryshe, si te muhabeti Gentit edhe i Zhaklinës. Unë mbaj mend që ti the që historia e saj se tu thye gota në dorë nga energjia negative jo që të shtyu ajo.

Olta: I shpikin pra! Hajde shpjegoja Teas dhe të tjerëve.

Së fundmi Olta ka pasur një debat të ashpër me Luizin. Këngëtari u shpreh se Olta e ka frikë pasi e di çfarë e pret, referuar lojës në “BBV”, ndërsa aktorja iu kthye me tone të ashpra duke e quajtur “injorant”, “provincial” dhe “të papërshtatshëm për televizion.” Olta gjithashtu “gjykoi” mënyrën se si flet dhe ha ushqim Luizi, duke e akuzuar se “e ka pështyrë teksa po hante.” Vlen të përmendet se Kiara Tito, e cila ndodhej së bashku me banorët kur ndodhi debati, i id ha të drejtë Oltës, në aludimin e saj se Luizi e ka “pështyrë me qëllim” kur po hante. Banorë të tjerë të pranishëm, konkretisht Efi u shpreh se kjo është mënyra e Luizit dhe nuk ka qenë e qëllimshme.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.