LAJMI I FUNDIT

‘Rama po terrorizon punonjësit e administratës me aplikacionin famëzi për like’/ Berisha: I bëj thirrje Elon Musk dhe Marc Zuckenberg që të anulojnë këtë terror të qeverisë

12:54 - 13.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD, Sali Berisha gjatë bashkëbisedimit me gazetarët ka deklaruar se kryeministri Edi Rama po terrorizon punonjësit e administratës që t’i bëjnë like dhe komente në rrjetet sociale.

Berisha tha se shpërndarja e aplikacionit ndaj punonjësve të administratës është një terror digjital dhe se i bën thirrje Elon Musk dhe Marc Zuckenberg që të ndëshkojë këtë praktikë abuzimi.




Sakaq shton se aplikacioni duhet të anulohet pasi është një denigrim për punonjësit.

“Duhet të dënojmë me forcën më të madhe terrorin digjital mbi administratën shqiptare nga Edi Rama dhe qeveria e tij. Është shpërndarë një aplikacion të cilin unë do ta quaja aplikacioni i terrorit digjital ndaj punonjësve në funksion të të cilit janë përllogaritja dhe regjistrimi i likeve dhe komenteve në postimet e qeveritarëve. Ky është një terror digjital mbi punonjësit e administratës. Nuk ia doli me mijëra euro që ka shpenzuar duke blerë like dhe duke hapur llogari të rreme, tani kaloi në një akt të paimagjinueshëm për të fituar garën duke i detyruar punonjësit e administratës për të bërë like dhe komente dhe duke i matur ato me aplikacion. I bën thirrje Marc Zuckenberg dhe Elon Musk të ndëshkojnë këtë praktikë të abuzimit me rrjetet e tyre sociale nga një njeri që nuk ka asnjë parim. Që terrorizon punonjësit e thjeshtë dhe të heqin këtë drejtë derisa të anulojë aplikacionin famëzi. PD do të konsiderojë në mbrojtje të qytetarëve shqiptarë dhe një proces ndërkombëtar ndaj Edi Ramës për këtë çështje. Ky është terror, turp, dengirim”, tha Berisha.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.