Kryesore

Vendimi për të pezulluar Bordet e Çmimeve/ Sula: Qeveria i trembet ‘shuplakës’ së anti-kutetshmërisë, ia vështirësoi jetën qytetarëve çdo ditë

09:45 - 13.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD, Dashnor Sula ka reaguar lidhur me Bordet e Çmimeve, ku shprehet se qeveria i trembet vendimit të Gjykatës Kushtetuese ndaj dhe ka kërkuar pezullim të këtyre të fundit.




Sula në ‘Facebook’ shkruan se bordet nuk duhet të ishin krijuar, pasi nuk mbrojnë interesin e qytetarëve dhe se qeveria po përpiqet t’i shpëtojë ‘shuplakës’ së anti-kutetshmërisë dhe grabitjes.

Sakaq shton se vendimi për të pezulluar bordet ndihmon qytetarët dhe çmimet e karburanteve dhe ushqimeve duhet të ulen.

Postimi i plotë:

Qeveria i trembet Gjykatës Kushtetuese, lajmëron pezullimin e bordeve te çmimeve!

Në shtator të vitit të kaluar, kur bashkë me kolegen Dhurata Çupi në emër të opozitës iu drejtuam Gjykatës Kushtetuese kundër bordeve të çmimeve, i kërkova falje qytetarëve që nuk bërë më parë. Duhet të ishim treguar më të shpejtë në mbrojtjen e qytetarëve nga kjo qeveri që vetëm i fut duart në xhepat e tyre.

Ministrja lajmëroi mbrëmë pezullimin e bordeve të çmimeve. Në fakt këto borde nuk duhet të ishin krijuar sepse nuk mbrojti interesin e qytetarëve. Ato përbëhen nga biznesmenë dhe qeveritarë. Nuk ka askënd që mbron interesat e qytetarëve.

Për rreth një vit kanë futur duart çdo ditë në xhepat e qytetarëve duke ia vështirësuar atyre jetën. Qeveria do të vazhdonte ta bënte bashkë me oligarkët e naftës. Nuk do kish lajmëruar ministrja pezullimin nëse ne deputetët e PD nuk do kishim depozituar kallëzimin në Gjykatën Kushtetuese.

Tani që kushtetuesja ka caktuar datën e shqyrtimit dhe me siguri do i cilësojë antikushtetues bordet dhe do i nxjerr zbuluar si hajdutë, qeveria bën lëvizje e radhës për tu fshehur.

Do i zhbëj bordet para se të shprehet gjykata në mënyrë që kjo e fundit të mos mblidhet pasi do të mungojnë objekti.

Në një kohë kur bordi ka tri javë që nuk mblidhet ndërkohë që çmimi në bursë është ulur ndjeshëm është e qartë se kjo lëvizje e qeverisë nuk vjen si vullnet për të ndihmuar qytetarët, por për t’iu shmangur “shuplakës” së anti kushtetutshmërisë dhe grabitjes me VKM.

Megjithatë ndihem mirë që me vendosmërinë për të ndihmuar njëri-tjetrin si qytetarë ne arritëm një “fitore” për zhbërjen e bordeve abuzuese dhe uroj që ulen çmimet e karburanteve dhe ushqimeve.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.