Kryesore

“Gjeni shqiptarin dhe ndalojeni”/ Pas deklaratës së ministrit britanik të Emigracionit, reagon Xhaçka: E tronditur nga gjuha e mjerueshme

21:09 - 14.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka reaguar lidhur me deklaratat e ministrit britanik, Robert Jenrick për emigrantët shqiptar.




Xhaçka në ‘Twitter’ shkruan se është e tronditur nga gjuha e përdorur kundër shqiptarëve dhe se ministri është shprehur kështu vetëm për disa vota.

Sakaq shton se fjalori i përdorur nga ministri britanik sjell veç kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm.

Postimi i plotë:

E tronditur dhe pa fjalë kur dëgjoj një Ministër Shteti përgjegjës për Emigracionin të përdorë një gjuhë të tillë për disa vota më të mjerueshme. ‘Gjeni shqiptarin, ndaloni shqiptarin’! Një linçim verbal i një grupi të tërë etnik në gjuhën që tingëllon sikur ministri po shpall sezonin e hapur për shqiptarët vetëm disa javë pas një komunikate të përbashkët të kryeministrave të Shqipërisë dhe Britanisë të cilët vlerësuan rolin e diasporës shqiptare në Britaninë e Madhe dhe kontributin e saj të rëndësishëm në kulturën, ekonominë dhe shoqërinë e të dy vendeve. Një veçim i turpshëm i një komuniteti nga një ministër i një demokracie të madhe që sjell kujtime të tmerrshme me një brutalitet të padurueshëm.

 

 

 

 


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.