LAJMI I FUNDIT

‘Jam i gatshëm të lë mandatin’/ Salianji flet për bashkimin e PD: Nëse do të ketë tentativa për uzurpim atëherë do të marrim masa

18:18 - 14.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Deputeti i PD,  Ervin Salianji ka reaguar lidhur me nismat për bashkimin e opozitës dhe propozimit të tij si kreu i grupit parlamentar.




Salianji në emisionin “Kjo Javë” tha se është i gatshëm të bëjë gjithçka për të ndihmuar bashkimin e partisë dhe se është i gatshëm që të lerë mandatin për të marrë përgjegjësi.

Sakaq shtoi se deputetët mbështesin kandidatët e primareve dhe se përpjekja për të bashkuar PD-në do të nisë para zgjedhjeve.

Pjesë nga biseda:

Nisma për vendosjen tuaj në krye të grupit, çfarë mund të na thoni?

Salianji: Ka qenë një nismë për bashkim, ndaj gjatë të gjithë kohës nuk kam mbajtur një qëndrim se nuk mund të flihet vetëm për persona kur duhet të gjejmë çdo mënyrë për bashkim. Ka pasur propozime nga kolegët, që mund të ishte një nga mundësitë për bashkim por nuk është biseduar vetëm emri im. Nuk do të flas derisa të arrihet një zgjidhje për bashkim. Unë jam në dispozicion edhe të lë mandatin dhe të marr përgjegjësinë nëse do jetë nevoja.

Nuk jemi më në kushtet kur bëhet fjalë për numra, por do tu japim kohë kolegëve për të reflektuar se cila është mënyra për tu bashkuar.

Do arrihej bashkimi nëse do jeni ju në krye?

Salianji: Ndaj them nuk flas sepse nuk varet nga unë. Shoh një përpjekje për bashkim. Këtë herë kemi një grup më të madh të grupit që mbështesin në terren kandidatët e Primareve, konsensusi do të jetë i gjerë. Nuk do merren akte të njëanshme për të treguar kush ka shumicën. Kohë ka. Do të nisë para fushatës. Nëse nuk do ketë konsensus dhe do i qëndrohet tentativa ve për uzurpimin e pozicioneve të caktuara, pa dyshim do të ketë masa. Berisha po bën një lëshim për të arritur konsensusin, ka tentativa për ta bashkuar PD dhe për ta bashkuar me opozitën.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.