Kryesore

Kamerat e vendosura tek shtyllat elektrike/ Berisha: Bandat po kontrollojnë territorin dhe vendimmarrjen si në rrugë e çdo gjë tjetër!

20:18 - 14.01.23 a.d
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar pas sekuestrimit të kamerave të cilat instaluar në shtyllat elektrike në qytetin e Shkodrës.




Berisha në ‘Facebook’ shkruan se qytetet janë në sundimin e krimit dhe bandat po kontrollojnë përpos territorit dhe vendimmarrjen.

Sakaq shton se ky akt nga bandat është një krimi kontroll i rreptë për territorin e Shqipërisë.

Statusi i plotë:

Krimi kontroll të rreptë të territorit.

Bandat kanë vendosur krahas policisë kamera speciale në shtyllat elektrike në rrugët dhe sheshet e qytetit të Shkodrës për kontrollin e qytetit. Si Shkodra, në sundimin e krimit është e mbarë Shqipëria. Bandat kontrollojnë jo vetëm territorin, por dhe vendimmarrjen: në rruge, në zyra, në polici, gjykata, prokurori, qeveri, parlament dhe çdo gjë!


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.